Princi Charles pranoi 3 milionë euro para të gatshme nga një sheik i Katarit – pretendon një raport

Evropë

Princi Charles pranoi 3 milionë euro para të gatshme nga një sheik i Katarit – pretendon një raport

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 17:58
Princi i Uellsit/ Arkiv

Princi i Uellsit pranoi një valixhe që përmbante një milion euro para nga një ish-kryeministër i Katarit, ka raportuar Sunday Times, lajm i cili është shpërndarë edhe nga media tjera britanike.

Sipas tyre, ky ishte një nga tre donacionet në të holla nga Sheikh Hamad bin Jassim në total tre milionë eurove.

“Clarence House” (rezidenca mbretërore britanike) tha se donacionet nga sheiku iu kaluan menjëherë një prej organizatave për bamirësi të princit dhe u ndoqën të gjitha proceset e duhura.

Kështu, nuk ka asnjë sugjerim që pagesat ishin të paligjshme.

Sipas Sunday Times, Princi Charles mori tri donacionet në para personalisht nga ish-kryeministri midis 2011 dhe 2015.

Donacionet për bamirësitë e Princit Charles janë vënë nën shqyrtim muajt e fundit pas akuzave se njëri prej tyre i ofroi një donatori saudit ndihmë për të siguruar “një nder dhe nënshtetësi” në Mbretërinë e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat