Dështuan dy herë, por jo edhe të tretën – më në fund rrënohet objekti i vjetër në Mostar të Bosnjës

Evropë

Dështuan dy herë, por jo edhe të tretën – më në fund rrënohet objekti i vjetër në Mostar të Bosnjës

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 21:41
Rrënohet objekti i vjetër në Mostar të Bosnjës

Një ndërtesë e vjetër e “Zhitoprometit” në Mostar të Bosnjës, prej muajsh është bërë temë kryesore në disa media lokale, kjo për faktin autoritetet lokale dështuan dy herë më radhë ta rrënojnë objektin.

Në tentimin e parë, objekti kishte mbetur i varur në mënyrë të pjerrët dhe kishte mbetur ashtu prej disa javëve, kur edhe tentuan për herë të dytë ta rrënojnë.

Megjithatë, pas tentimit të tretë ia arritën qëllimit. Ajo u rrënua dhe pjesët e saj u shpërndan nëpër tokë.

Pas dy tentimeve ishte bërë atraksion turistik, ku shumë qytetarë nga pjesë të ndryshme të Bosnjës shkonin për ta vizituar dhe fotografuar para saj.

Shumë qytetarë të Mostarit e kanë krahasuar me kullën e Pizës, duke u shtirur se kinse janë në Itali dhe po fotografohen pranë saj.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat