65-vjeçari grabit bankën, habit me veprimin e tij pak minuta pas ngjarjes

Evropë

65-vjeçari grabit bankën, habit me veprimin e tij pak minuta pas ngjarjes

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 19:07
Ai, me siguri i penduar, i kërkoi taksistit që të shoqërohej në komisariatin e Vigentino-s

Një 65-vjeçar në Itali ka regjistruar një grabitje të paprecedentë. Ai u fut në një bankë dhe e grabiti duke kërcënuar punonjësit, por pas 25 minutash është ndjerë në faj dhe ka marrë një taksi për të shkuar te karabinierët për t’u dorëzuar.

Ngjarja ka ndodhur në Milano, ku 65-vjeçari i papunë hyri në degën e “Banca Popolare di Sondrio” në rrugën Francesco Sforza duke kërcënuar punonjësit, teksa thoshte: “Kam një bombë!”.

Pak pas orës 11 të mëngjesit të së mërkurës së kaluar, burri i mori arkëtarit 500 euro dhe u arratis me një taksi.

Ndërkohë në filial mbërritën agjentë të alarmuar nga punonjësit dhe morën përshkrimin e hajdutit. Por ai, me siguri i penduar, i kërkoi taksistit që të shoqërohej në komisariatin e Vigentino-s.

“Bëra një budallallëk”, është shprehur ai përpara hetuesve, teksa ata kanë parë së bashku pamjet nga kamerat e sigurisë dhe verifikuan historinë.

Burri ka shpjeguar se grabitjen e kishte kryer për shkak të vështirësive ekonomike, ndërsa ka dorëzuar edhe paratë e marr nga arka. Sipas raportimeve ai është lënë i lirë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat