Plagoset ushtari kroat gjatë stërvitjes për KFOR-in

Evropë

Plagoset ushtari kroat gjatë stërvitjes për KFOR-in

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Një shpërthim ka ndodhur në Kroaci gjatë stërvitjes së të premtes për dislokim në operacionin e KFOR-it në terrenin ushtarak të Gashincit.

Derisa një ushtar kroat ka pësuar djegie të shkallës së dytë gjatë trajtimit të një mjeti shpërthyes, njoftoi Ministria e Mbrojtjes atje, shkruan b92.net.

Bëhet e ditur se pas ofrimit të kujdesit parësor mjekësor, ai është dërguar për tretman të mëtutjeshëm, si dhe po përcaktohen rrethanat e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat