Zjarre masive në Greqi, zjarrfikësi humb ndjenjat në krye të detyrës

Evropë

Zjarre masive në Greqi, zjarrfikësi humb ndjenjat në krye të detyrës

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Greqia është përfshirë nga shpërthimet e zjarrit ditën e sotme ku zjarrëfikset u përballën menjëherë nga forcat e zjarrfikësve tokësorë dhe ajrore.

Sipas medias greke Protothema  shpërthimet janë shkaktuar nga shtimi i intensitetit të erërave që fryjnë në zonë, për këtë arsye është dashur ndërhyrja e katër avionëve zjarrfikës dhe tre helikopterëve.

Një makinë zjarrfikëse ka mbetur e bllokuar për pak kohë shumë pranë frontit të zjarrit, për pasojë një zjarrfikës ka humbur ndjenjat. Zjarrfikësi është dërguar në spital dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Forcat tokësore që veprojnë përbëhen nga 104 zjarrfikës me katër ekipe divizionesh këmbësorie dhe 32 automjete./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat