Deputeti ukrainas kërcënon me hakmarrje Serbinë dhe Vuçiqin

Evropë

Deputeti ukrainas kërcënon me hakmarrje Serbinë dhe Vuçiqin

Nga: F. B. Më: 15 korrik 2022 Në ora: 13:38
Aleksander Vuçiq

Mediet serbe e kanë quajtur skandaloze një publikim të deputetit ukrainas Aleksej Gerçarenko, kur premton hakmarrje ndaj Vuçiqit së baski me miqtë kroat “do mbajmë mend dhe do ju vëzhgojmë, procesi i hyrjes në BE do të jetë i pakëndshëm dhe pamundshëm”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ky është kërcënim skandaloz i deputetit ukrainas se “Ukraina së bashku me Kroacinë do i hakmerret Vuçiqit”.

Mediet serbe thonë se ky është kërcënim jo i zakonshëm që drejtohet kundër presidentit Vuçiq dhe popullit serb, pas deklaratës së tij se pas mospranimit të ofertës së Putinit ndaj perëndimit, do të ndodhë tmerri edhe ferri.

Ukraina së bashku me Kroacinë do hakmerret ndaj Vuçiq dhe deklaratave të tij për operacionet speciale ruse dhe planit për shtrirje tjera të tyre, ka kumtuar deputeti i Kuvendit të Lartë të Ukrainës Aleksej Gonçarenko.

Gonçarenko paralajmëroi se Kiev së bashku me Kroacinë planifikojnë të pamundësojnë hyrjen e Serbisë në BE.

"Serbinë dhe presidentin e saj, nuk do ta harrojmë sigurisht, e atëherë do të jetë interesant të shohim Serbinë me 6 milionë banorë dhe dëshirën e saj për anëtarësim në BE. Mendoj se së bashku me vëllezërit kroat këtë do ta përcjellin, mbajmë mend , e mbajmë mend. Procesi i shqyrtimit të anëtarësimit është i rënd edhe i pakëndshëm për serbët, po ne këtë mund ta bëjmë” tha ai.

Më herët mediet kanë publikuar një deklaratë të Vuçiqit se presidenti rus Putin pas mbarimit të planit në disa rajone, do orientohet në rajone tjera e pastaj do ofrojë ofertë për perëndimin, që nuk do pranohet e pastaj do ndodhë tmerri edhe ferri.

Vuçiq po ashtu sipas medieve ka deklaruar se e gjithë bota perëndimore përmes Ukrainës po lufton rusët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat