Shërbimi sekret grek pranon përgjimin e një gazetari

Evropë

Shërbimi sekret grek pranon përgjimin e një gazetari

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 10:22
Thanasis Koukakis

Mediat greke raportojnë se shërbimi sekret i Greqisë ka spiunuar një gazetar. Në një diskutim të mbyllur në një Komitet parlamentar, kërkuar nga kreu i PASOK, nën pretendimin se ai ishte përgjuar, ka dalë në dritë një fakt i papritur.

Në raportimin e tij, kreu i shërbimit grek, EYP, Panagiotis Kontoleon, ka deklaruar se organet nën varësi të tij kishin spiunuar gazetarin Thanasis Koukakis, i cili mbulon temat financiare për CNN Greece.

Ka qenë agjencia “Reuters” që ka cituar dy deputetë sipas të cilëve Kontoleon ka pranuar përgjimin. Lidhur me këte çështje zëdhënësi i qeverisë, Yiannis Oikonomou ka deklaruar se autoritetet greke nuk përdorin spyëare për përgjim, një aludim ky për softin izraelit, Pegasus që është shndërruar në mjet efektiv survejimi elektronik.

Çështja ma nisur në prill të vitit të kaluar kur Koukakis pretendoi se telefoni i tij ishte përgjuar. Me atë rast, partia opozitare, Syriza kërkoi që këtë çështje ta shqyrtonte parlamenti. Pas rrëzimit të saj, u ankua kreu i PASOK dhe bashkimi i dy kërkesave detyroi parlamentin të hapë dosjen.

Ndërkohë shefi i shërbimit grek ka pranur se informacionet për çështje të ndryshme vijnë edhe nga shërbime të tjera, një alibi kjo më shumë në kontesktin e akuzës që ngrihet aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat