Përmbyset varka/ Mbyten 6 emigantë në Mesdhe, shpëtojnë gjashtë të tjerë, mes tyre një grua shtatzënë

Evropë

Përmbyset varka/ Mbyten 6 emigantë në Mesdhe, shpëtojnë gjashtë të tjerë, mes tyre një grua shtatzënë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Gjashtë emigrantë u gjetën të vdekur në det dhe disa të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi anija e tyre u mbyt të hënën në brigjet algjeriane.

Sipas televizionit lokal, nga mbytja kanë shpëtuar gjashtë emigrantë, përfshirë edhe një grua shtatzënë. 

“Gjashtë persona janë mbytur dhe gjashtë të tjerë kanë shpëtuar përfshi edhe një grua shtatzënë. Ata u dërguan në spitalin Bainem në perëndim të Algjerit“, thuhet në raportimin e stacionit televiziv privat Ennahar.

Varka, me shtetas nga vende të ndryshme të Afrikës Sub-Sahariane që përpiqeshin të kalonin Mesdheun, u përmbys rreth orës 4 të mëngjesit (0300 GMT) pranë Bainem, disa kilometra në perëndim të qendrës së qytetit të Algjerit.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë për gjetjen e personave të tjerë që rezultojnë të zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat