Putin merr goditjen e fuqishme

Evropë

Putin merr goditjen e fuqishme

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 09:56
Vladimir Putin

Nënkoloneli Nikolai Gorban, 36 vjeç ishte komandanti i forcave speciale të FSB-së dhe u vra në Ukrainë më 2 gusht. Kjo do të thotë se Vladimir Putin ka humbur një komandant elitar të Shërbimit Federal të Sigurisë në luftën në Ukrainë, oficeri i 99-të i lartë që ka vdekur gjatë konfliktit pesë-mujor.

Rrethanat e vdekjes së Gorban nuk janë bërë të ditura, por ai mendohet të jetë operativi më i lartë i FSB-së i vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës. Në njoftimin zyrtar për vdekjen e tij thuhet se Gorban “ka marrë pjesë në aktivitete luftarake dhe operacione speciale në Rusi dhe jashtë saj”.

“Në kryerjen e detyrave luftarake, ai tregoi se ishte një oficer i guximshëm dhe i vendosur. Ai ishte krenar për shërbimin e tij në FSB-në ruse”, thuhej në të.

Në citat thuhet gjithashtu se Gorban, djali i një ushtari, ka luftuar më parë në Siri dhe është vlerësuar me dy medalje për trimëri. Ai la gruan dhe tre djemtë. Në goditjen e dytë u vra edhe koloneli Vasiliy Kleschenko, komandanti i forcave ajrore ushtarake. Kleschenko ishte zëvendës shefi i qendrës së 344-të për stërvitjen luftarake të pilotëve dhe snajperëve elitë të helikopterëve. Lajmet e fundit për vdekjen e zyrtarëve të lartë ushtarakë tregojnë se ndoshta planet luftarake të liderit rus Vladimir Putin nuk po shkojnë në drejtimin e dëshiruar.

Javën e kaluar, forcat ruse humbën Olga “Korsa” Kachura, 52 vjeç, kolonelja e parë grua që vdiq në luftën në Ukrainë. Ajo ishte kolonele e forcave të mbështetura nga Rusia të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut në Ukrainë, ku komandonte një divizion artilerie raketore. Putini i dha titullin post-mortum “Heroina e Rusisë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat