​Danimarka dërgon instruktorë në Britani për të trajnuar ushtarët ukrainas

Evropë

​Danimarka dërgon instruktorë në Britani për të trajnuar ushtarët ukrainas

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 13:28
Ilustrim

Danimarka ka njoftuar se do të dërgojë 130 instruktorë ushtarakë në Britaninë e Madhe për të trajnuar anëtarët e ushtrisë ukrainase.

“Ne duam gjithashtu të trajnojmë oficerët ukrainas në Danimarkë”, tha ministri i Mbrojtjes Morten Bodskov.

Ai tha se në Britani, ushtarët ukrainas me përvojë të kufizuar luftarake do t'i nënshtrohen trajnimit bazë në lidhje me luftimet urbane dhe operacionet taktike.

Një takim i ministrave të mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Danimarkës dhe Ukrainës është planifikuar për të enjten në Kopenhagë, kushtuar stërvitjes ushtarake, deminimit dhe furnizimit me armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat