Ambasada Ruse, politikanit pro-perëndimor boshnjak: Mirë se vini në ekipin e ‘lojtarëve rusë në Bosnje dhe Hercegovinë’

Evropë

Ambasada Ruse, politikanit pro-perëndimor boshnjak: Mirë se vini në ekipin e ‘lojtarëve rusë në Bosnje dhe Hercegovinë’

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 18:55
Denis Beqiroviqi

Ambasada e Federatës Ruse në Bosnje dhe Hercegovinë i dërgoi një mesazh të çuditshëm politikanit boshnjak, Denis Beqiroviqit.

Përkatësisht, në profilin e partisë SDP-së të Bosnje-Hercegovinës është shpërndarë një tekst në të cilin Beqiroviq u thotë ambasadorëve të Rusisë dhe Izraelit se vendimet strategjike në Bosnje dhe Hercegovinë do të merren nga institucionet e vendit, në përputhje me interesat e qytetarëve dhe se Qeveria e re nuk do të pranojë kurrë të reformojë legjislacionin zgjedhor, sipas dëshirës së HDZ-së dhe Dragan Çoviqit.

Ambasada ruse i është përgjigjur Beqiroviqit në komentet e këtij postimi dhe përgjigja është, të paktën, e çuditshme.

“I nderuar zoti Beqiroviq, ju dëshirojmë suksese në punën tuaj. Mirë se vini në ekipin e ‘lojtarëve rusë në Bosnje dhe Hercegovinë’. Sinqerisht, Ambasada e Rusisë në Bosnje dhe Hercegovinë”, thuhet në komentin e Ambasadës së Federatës Ruse.

Në kontekstin e tekstit për të cilin kanë komentuar nga Ambasada Ruse, është e vështirë të kuptohet se çfarë kanë dashur të thonë me këtë koment.

Nëse bëhet fjalë për ndonjë formë sarkazme, tallje apo thjesht një përkthim i keq, mbetet që ambasada ruse ta sqarojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat