Zjarri përfshin parkun kombëtar në Portugalinë qendrore

Evropë

Zjarri përfshin parkun kombëtar në Portugalinë qendrore

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Një zjarr ka shpërthyer në parkun natyror “Serra da Estrela”, një rajon malor në Portugalinë qendrore që bën pjesë në Unesco.

Më shumë se një mijë zjarrfikës u mobilizuan të mërkurën në përpjekje për të kontrolluar zjarrin që ka përfshirë rajonin prej disa ditësh, shkruan Euronews.

Zjarri shpërtheu të shtunën në komunën e Covilha dhe tashmë ka shkatërruar të paktën 3,000 hektarë pyje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat