“Ethet” e pishinave/ Të gjithë duan t’i ndërtojnë por Franca në alarm për ujë

Evropë

“Ethet” e pishinave/ Të gjithë duan t’i ndërtojnë por Franca në alarm për ujë

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Me rritjen e temperaturave, ndërtimi i pishinave private po shumëfishohet në Hauts-de-France, që përbën një shqetësim më vete, në një kohë kur Franca ka mungesë uji. 

Clotilde Sanz: Të pasurit një pishinë sjell një tjetër dinamikë në jetën familjare krijon edhe më shumë gjallëri dhe grumbullime me të afërm. Të gjithë e shijojnë, fëmijët dhe të rriturit. Është e mrekullueshme për të gjithë dhe shumë ndihmuese në përballimin e temperaturave të larta.

Frederic Sanz, pronar pishine: Është e vërtetë që ne jemi pak më pak të tunduar për të shkuar me pushime,  ne jemi po aq mirë këtu, kjo është e sigurt.

“Mendoj se ky trend filloi rreth kohës së Covid-it. Njerëzit e shijuan më shumë hapësirën e tyre të jashtme të shtëpisë dhe kjo i bëri ata të dëshironin të shtonin një pishinë”.

Por ndërsa qytetarët e shijojnë të pasurit e një pishine ekspertët flasin për anën negative, harxhimin e madh të ujit në një kohë thatësire.

Thierry Vatin: Gjatë kësaj periudhe, në verë, mbushja e pishinave është një problem real. Mund të jetë jashtëzakonisht i dëmshëm, do të thosha, për furnizimin me ujë të pijshëm për përdorime të tjera, përfshirë bujqësinë. e cila me të vërtetë ka nevojë për shumë ujë në atë kohë. Prandaj nuk duhet tepruar .

Sipas Federatës së Pishinave nga 3.2 milionë pishina private ekzistuese në Francë në fund të vitit 2021, 135,000 ishin në Hauts-de-France.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat