E rëndë në Greqi/ Prindërit e harruan në makinë për orë të tëra, ndërron jetë 8-vjeçarja!

Evropë

E rëndë në Greqi/ Prindërit e harruan në makinë për orë të tëra, ndërron jetë 8-vjeçarja!

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Nja ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chalandri të Greqisë, ku një 8-vjeçare humbi jetën pasi u harrua në makinë.

Vajza u gjet nga një kalimtar i rastit, ndërsa menjëherë u lajmëruan autoritetet. Fatkeqësisht, vajza mbërriti në spital pa shenja jete.

Sipas të dhënave, 8-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga të nxehtit.

Prindërit e saj, një 27-vjeçare dhe një 29-vjeçar, të dy romë, u arrestuan dhe u dërguan në prokurori, pasi po hetohet se si 8-vjeçarja hyri në automjet dhe sa orë ajo ishte aty.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat