Zelensky komunikon me Papën, ja për çfarë diskutuan

Evropë

Zelensky komunikon me Papën, ja për çfarë diskutuan

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 06:38
Volodymyr Zelensky dhe Papa Françesku

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka komunikuar me Papën lidhur me situatën në Ukrainë.

“Kam folur me Papën.  E informova për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, krimet e saj të tmerrshme.

I jam mirënjohës Papës për lutjet e tij për Ukrainën.

Populli ynë ka nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë botërorë, të cilët duhet t’i përcjellin botës të vërtetën për aktet e tmerrit të kryera nga agresori në Ukrainë”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat