“E gjithë familja ishte e çuditshme”- Fqinji i autorit të masakrës në Mal të Zi flet për ngjarjen e rëndë

Evropë

“E gjithë familja ishte e çuditshme”- Fqinji i autorit të masakrës në Mal të Zi flet për ngjarjen e rëndë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 13:41
Autori i krimit

Fqinjët e autorit të masakrës me 10 viktima në Çetinje të Malit të Zi janë të tronditur nga ngjarja e rëndë.

“Të gjithë kemi kokën ulur nga ajo që ka ndodhur. Bisha vrau fëmijët. Nuk ka justifikim. Askush nuk e priste një trishtim të tillë”, shprehet një prej tyre.

“Jemi veshur me të zeza. Të gjithë këta njerëzi me të cilët kam ndarë të mirat dhe të këqijat prej vitesh. Vrau fëmijët të parë. Ata nuk kishin faj për asgjë. Fëmijët e tij tani po pyesin se kur do të jenë në shtëpi që të luajnë me ta”.

Një tjetër person i tha mediave vendase se e gjithë familja e tij ishte e çuditshme.

“E gjithë familja kishte sjellë të çuditshme. Jo vetëm ai. Vëllai i tij vrau veten 15 vite më parë kur ai ishte akoma i ri. Kjo la një gjurmë të madhe edhe te pjesëtarët e tjerë”.

Ai e konsideron hero personin që vrau autorin e masakrës. “Neno është heroi ynë. Pa u menduar ai vendosi t’i dalë përpara vrasësit dhe të qëllojë në drejtim të tij”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat