“Ishte kaos, gratë qanin..!”- Gazetarja zbulon tmerrin që pa gjatë masakrës në Malin e Zi

Evropë

“Ishte kaos, gratë qanin..!”- Gazetarja zbulon tmerrin që pa gjatë masakrës në Malin e Zi

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Mali i zi u ndesh ditën e premte me një nga ngjarjet më të rënda kriminale në historinë e tij. Një person i armatosur ekzekutoi 10 persona mes tyre dhe fëmijë, si dhe plagosi dhe 6 të tjerë.

Të qara, panik, situatë kaotike dhe vrasës që qëllon në mënyrë të rastësishme, kështu ishte dje në Cetinje, thotë gazetarja e Radio Malit të Zi, Milena Stanojeviç, e cila dje raportoi për tragjedinë në të cilën mbetën të vrarë 11 persona.

“Situata ishte kaotike, gratë qanin, njerëzit ishin në panik, thoshin se burri ishte i armatosur dhe qëllonte çdo kënd që i dilte përpara”, thotë Milena për TVCG.

Ajo deklaron se u përpoq t’i afrohej vendit të ngjarjes për të parë se çfarë po ndodhte, por policia nuk e lejoi.

Sipas saj fillimisht nuk po kuptohej se çfarë po ndodhte dhe shton se edhe policia ishte e paqartë.

“Nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar nga prokuroria dhe policia deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme”, kujtoi Milena.

Qyteti i Cetinjes, vendi ku ndodhi tragjedia, edhe sot janë në mosbesim. Mëngjesin e sotëm në rrugët e qytetit kishte heshtje dhe trishtim, sepse fjalët, thonë, janë të tepërta.

Ndërkohë, një burrë ka folur për vrasësin, raporton index.hr.

“Ai ka gjuajtur mbi 100 plumba. Ai ka qëlluar me karabinë”, tha një banor i zonës.

Si shkak të masakrës, qytetari tha se vrasësi së fundmi ka blerë një kamera të sigurisë dhe ka parë që dikush po i vidhte sende nga oborri.

“Ishte gjakftohtë, nga një familje e ndershme. Kush e di se kë vrau”, tha burri.

Një koleg i Boriloviçit deklaroi se “Vuk ka punuar në Parkun Kombëtar për më shumë se pesë vjet dhe ka qenë shef i shërbimit të higjienës mjedisore, i ngarkuar me rregullimin e parkut, ka qenë një njeri i zellshëm dhe punëtor, por së fundmi vërehej se kishte i tërhequr, ai ishte si një ujk i vetmuar. Vinte në punë, bënte atë që duhej dhe më pas izolohej duke u distancuar nga kolegët. Ai ishte një koleg dhe një mik që bëri gjithçka në jetë për të ndihmuar ata që i donte”, tha për Pobjeda.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat