​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar

Evropë

​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 16:01
Zjarre në Spanjë

Një zjarr i madh në verilindje të Spanjës u përhap me shpejtësi gjatë natës dhe doli jashtë kontrollit sot, me evakuimin e tetë fshatrave dhe 1500 njerëzve në provincën e Saragozës, sipas zjarrfikësve.

Kreu i qeverisë lokale të Aragonit, Javier Lamban, tha se situata është kritike në qytetin e Anon de Moncayo dhe se prioriteti për 300 zjarrfikësit që luftojnë zjarrin është mbrojtja e jetëve të njerëzve dhe fshatrave.

Njerëzit që arritën t'i shpëtonin zjarrit u strehuan në tre qendra të ndryshme sportive në qytetet e afërta.

Zjarrfikësit thonë në një deklaratë se perspektivat për ndalimin e zjarrit varen nga moti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat