Lufta në Ukrainë, vjen thirrja nga Zelensky: Forcat ruse të tërhiqen nga centrali bërthamor i Zaporizhzhias

Evropë

Lufta në Ukrainë, vjen thirrja nga Zelensky: Forcat ruse të tërhiqen nga centrali bërthamor i Zaporizhzhias

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 06:21
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky ka kërkuar që rusët të tërhiqen nga territori i termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia.

Në video-mesazhin e tij të përditshëm, Zelensky tha se ushtria ruse “duhet të tërhiqet nga territori i termocentralit bërthamor dhe të gjitha zonat fqinje dhe të heqë pajisjet e saj ushtarake nga termocentrali.”

“Kjo duhet të ndodhë pa asnjë kusht dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Ukraina është e gatshme të sigurojë kontrollin e duhur nga IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) dhe misioni përkatës mund të dërgohet në uzinën e Zaporizhzhia në mënyrë të ligjshme, shumë shpejt dhe sa më efikase”, tha ai.

Ai shtoi se diplomatët ukrainas, shkencëtarët tanë bërthamorë dhe IAEA janë në kontakt të vazhdueshëm dhe po punojnë për dërgimin e misionit të IAEA në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia.

Zelensky do të takohet të enjten me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në qytetin ukrainas të Lviv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat