Vdekja “misterioze” e kritikut të madh të Putinit, bankieri i njohur gjendet i vdekur

Evropë

Vdekja “misterioze” e kritikut të madh të Putinit, bankieri i njohur gjendet i vdekur

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 14:27
Putin, Dan Rapoport

Një bankier që u bë kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin pasi u largua nga Rusia, ka ndërruar jetë në Washington, ka njoftuar policia e atjeshme.

Biznesmeni që me prejardhje nga Letonia, Dan Rapoport, 52-vjeç, është gjetur pranë ndërtesës luksoze në Georgetown.

Zëdhënësja e policisë Briana Burch, ka thënë se vdekja e tij akoma po hetohet.

E në raportin e policisë që ka arritur ta sigurojë Independent, thuhet se Rapoportit i është thyer telefoni mobil, syzet, patentë shoferi i është grisur si dhe 2,620 dollarë para të gatshme i janë marrë.

Lajmi për vdekjen e tij e zbuloi në Telegram ish-redaktorja e revistës ruse Tatler. Gruaja e tij Alena Rapoport ka mohuar kategorikisht pretendimet se ai mund të ketë bërë vetëvrasje.

“Për fat të keq, burri, baba i vajzës tonë më nuk është me ne”, tha ajo për RBC.

Pasi që ishte larguar nga Rusia në vitin 2012 për shkak të mbështetjes së madhe që i dha aktivistit Alexey Navalny, Rapoport kishte blerë një pronë në Colorama të Washingtonit. 

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat