Po bënin sërf në ujërat e Venecias, e pësojnë keq dy turistët, kyebashkiaku del me mesazhin urgjent

Evropë

Po bënin sërf në ujërat e Venecias, e pësojnë keq dy turistët, kyebashkiaku del me mesazhin urgjent

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 22:35
Venecia

Dy persona kanë vendosur të bëjnë sërf në Kanalin e Madh në Venecia, të cilët kanë zemëruar kryebashkiakun e qytetit dhe janë dënuar me 1500 euro gjobë secili. Luigi Brugnaro postoi një video dhe përshkroi turistët ‘budallenj’. Madje ai i ofroi darkë kujtdo që i identifikonte.

Videoja tregoi dy burrat duke hipur në atë që duket të jetë efoil, dërrasa të motorizuara me helikë elektrike. Ndërsa dërrasat marrin shpejtësinë, ato ngrihen nga uji në hidrofoila të vogla. Brugnaro, 60 vjeç, shkroi: “Shikoni këta dy budallenj arrogantë që po bëjnë budallallëqe me qytetin – i kërkoj të gjithëve të na ndihmojnë t’i gjejmë ata që të mund t’i ndëshkojnë.”.

Nxitja mund të ketë funksionuar. Ai më vonë postoi në Tëitter një tjetër mesazh duke shkruar se; “Ne i kemi identifikuar dy ‘heronjtë’ që nga mëngjesi!”.

Tashmë pajisjet me të cilat bënë serb dy turistët, me vlerë gjithsej 25,000 euro, u sekuestruan dhe secili prej sërfistëve, të cilët u përshkruan si jo italianë, u gjobitën dhe tani mund të paditen për dëmtim të imazhit të Venecias. Ndërsa turizmi po rimëkëmbet pas kufizimeve të pandemisë, zyrtarët e Venecias po vendosin edhe një herë gjoba të konsiderueshme ndërsa përpiqen të imponojnë rregulla dhe të ndalojnë sjelljen e keqe të vizitorëve.

Në maj, Brugnaro u hodh me motor në Kanalin e Madh për t’u përballur me një notar. Policia më vonë i vendosi burrit një gjobë prej 400 eurosh. Në qershor, katër turistë gjermanë u gjobitën me një total prej 4,200 eurosh pasi shijuan një piknik në një pus 300-vjeçar në një shesh të vogël pranë Campo San Zaçaria.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat