Ukraina: Ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha në të gjitha drejtimet

Evropë

Ukraina: Ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha në të gjitha drejtimet

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Forcat ukrainase po u shkaktojnë humbje armiqve të tyre rusë në “të gjitha drejtimet”, sipas përditësimit të fundit nga forcat e armatosura ukrainase.

Deklarata sqaron se sulmet ruse u zmbrapsën në disa vende, duke përfshirë rreth Bakhmut.

Sipas forcave ukrainase trupat e Kremlinit “pësuan humbje dhe u larguan” pas një përpjekjeje të dështuar për të thyer mbrojtjen e Ukrainës në zonat afër qytetit të Slovyansk.

Ukraina gjithashtu akuzon Rusinë për sulme në infrastrukturën civile në rajonin e Kharkiv, ku autoritetet lokale kanë raportuar të paktën 20 vdekje në ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat