E priste burgu për vjedhjen e 1 euroje në shatërvan, 64-vjeçari i shpëton dënimit 11 vjet pas ngjarjes

Evropë

E priste burgu për vjedhjen e 1 euroje në shatërvan, 64-vjeçari i shpëton dënimit 11 vjet pas ngjarjes

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 23:26
Roma

Ai vodhi një euro nga shatërvani i Trevit, u akuzua për vjedhje të rëndë ku thuhet se “mori një monedhë brenda shatërvanit të Trevit, në pronësi të bashkisë së Romës”

Pas vendimit të shkallës së parë, për të cilën do të duhej të vuante 2 muaj e 20 ditë burg, 64 vjeçari  duhej të priste deri në vitin 2022 që të vendoste gjykimi në Apel.

Ai u dënua me dy muaj e 20 ditë burg për vjedhjen e një monedhe një euro nga shatërvani Trevi në vitin 2011.

Por çështja shkoi në apel, çka e pengoi atë të burgosej. Është historia e një 64-vjeçari, i shpallur fajtor për vjedhje të rëndë, në shkallën e parë, i cili arriti ta mbyllte këtë aferë vetëm 11 vite më vonë, kur u vendos gjyqi i shkallës së dytë.

Më 16 qershor 2011, i akuzuari tërhoqi vëmendjen e shumë turistëve dhe policëve rrugorë të cilët e panë ndërsa me një shtyllë teleskopike e një magnet sipër saj përpiqej të rrëmbejë disa monedha nga shatërvani Trevi.

Kur arrin të vjedhë një euro, policia ndërhyn duke sekuestruar euron dhe shufrën teleskopike, mes protestave të 64-vjeçarit. Më pas agjentët i dërgojnë dokumentet në prokurori.

Një gjest që e habiti jo pak atë, i bindur se mund t’i ikte me një qortim ose, më së shumti, me një gjobë. Sapo zbulon se duhet të dalë në gjyq për episodin, burri refuzon të nënshkruajë raportin.

64-vjeçari akuzohet për vjedhje të rëndë. Në akuzë thuhet se “ai ka marrë një monedhë brenda shatërvanit të Trevit, në pronësi të bashkisë së Romës”.

Pavarësisht kërkesës së mbrojtësit të tij për pafajësi (“ishte një euro e vjedhur nga shatërvani”), ai u dënua në shkallë të parë me dy muaj e njëzet ditë burg.

Avokati, pas vendimit, vendos apelimin, duke kërkuar dënimin me tetëdhjetë ditë burg për monedhën një euro.

Seanca për gjykimin në shkallë të dytë është caktuar shumë kohë më vonë, më 7 prill 2022, kur gjyqtari konstaton se “ka kaluar afati i parashikuar për krimin”.

Dhe ai shpëtoi. Është ky fundi i një afere juridike që zgjati 11 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat