Zelensky: Të negociosh me Rusinë nga frika e armëve bërthamore, është fillimi i Luftës së Tretë Botërore

Evropë

Zelensky: Të negociosh me Rusinë nga frika e armëve bërthamore, është fillimi i Luftës së Tretë Botërore

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 09:02
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk beson se Rusia do të përdorë armët bërthamore, por i ka bërë thirrje botës që të ndalë kërcënimet ruse.

“Bëhet fjalë për shkatërrimin e vendit – për fillimin e saj. Nuk mund ta kuptojë se si shërbimet inteligjente të botës, mendjet e ndritura mund ta lejojnë Rusinë që ketë mundësinë të mendoj për këtë”, shtoi Zelensky.

Megjithatë ai theksoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, por në këto momente sipas Zelenskyt është vështirë të parashikohet.

“Më vjen keq, të frikësohesh nga diçka që ky shtet mund ta bëjë, me të në një formë apo tjetër të dakordohet për diçka është gjëja më e keqe. Në fakt është fillimi i Luftës së Tretë Botërore”, theksoi presidenti ukrainas.

Ai gjithashtu bëri të ditur se nuk mund të ketë dialog me njerëzit që kërcënojnë me armë bërthamore.

Ndryshe ushtria ukrainase po vazhdon me kundërofensivën – duke çliruar çdo ditë pjesë të mëdha te territorit të Ukrain2ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat