Kundërzbulimi i ushtrisë ukrainase publikon pamje nga kundërofensiva në Balakliya

Evropë

Kundërzbulimi i ushtrisë ukrainase publikon pamje nga kundërofensiva në Balakliya

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Kundërzbulimi i ushtrisë ukrainase ka publikuar pamjet të trupave dhe vullnetarëve ukrainas nga regjimenti i Krakenit, duke zmbrapsur trupat ruse në kundërofensivën që po zhvillohet në afërsi të Balakliyas.

Trupat ukrainase shihen duke kontrolluar shtëpitë dhe duke i hedhur në erë mjetet e ndryshme të blinduara me raketa dhe eksploziv.

Ata gjithashtu shihen duke lëvizur me mjete motorike në tërë atë territor, që deri javën e kaluar ishte nën kontrollin e ushtrisë ruse.

Në anën tjetër, kundërofensiva ukrainase është duke vazhduar në rajonin e Kharkivit, ku çdo ditë ushtarët e Kievit po çlirojnë ndonjë qytet apo fshat.

E në disa rajone të Izyumit janë zbuluar varreza masive, forcat ruse kishin vrarë qindra civilë derisa po tërhiqeshin pas kundërofensivës ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat