Djali i një prej aleatëve më të afërt të Putinit refuzoi të regjistrohej në ushtri

Evropë

Djali i një prej aleatëve më të afërt të Putinit refuzoi të regjistrohej në ushtri

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 10:34
Dmitry Peskov

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka njoftuar planet për një mobilizim të pjesshëm që thërret menjëherë 300 mijë rezervistë.

Në mesin e tyre, u ftua edhe djali i zyrtarit të lartë të Kremlinit, Dmitry Peskov të cilit iu tha se duhej të merrte një ekzaminim mjekësor të nesërmen.

Por, 32-vjeçari, Nikolay Peskov e refuzoi një gjë të tillë, mirëpo tha se është i gatshëm gjithmonë ta mbrojë atdheun e tij.

“Natyrisht që jo. Ju duhet të kuptoni se nuk është e drejtë për mua të jem atje. Unë duhet ta zgjidh këtë në një nivel tjetër. Nëse më duhet të mbroj atdheun tim, do të ngrihem, nuk ka problem, por ju duhet të kuptoni implikimet politike dhe nuancat e situatës sime”, është shprehur ai.

Thirrja vjen pasi Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak si pjesë e fazës tjetër të pushtimit të tij të vazhdueshëm në Ukrainë.

Njoftimi i tij ngjalli panik tek rusët pasi disa u përpoqën të largoheshin nga vendi dhe të tjerë dolën në rrugë për të protestuar.

Dmytri Peskov iu përgjigj personalisht thirrjes , duke thënë se gjithçka ishte nxjerrë jashtë kontekstit dhe se djali i tij siç u shpreh ai, do të merrte vendimin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat