Ish-këshilltari i Putinit: Askush në Rusi nuk dëshiron të vdesë për Kherson-in

Evropë

Ish-këshilltari i Putinit: Askush në Rusi nuk dëshiron të vdesë për Kherson-in

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 09:37
Gleb Pavlovsky

“Askush në Rusi nuk do që të vdesë për Kherson-in.” Kështu është shprehur për mediat italiane një ish këshilltar i Vladimir Putinit.

“Rusët kanë pushuar së qeni qytetarë në kuptimin e gjerë të fjalës, por sigurisht që nuk kanë ndërmend të hyjnë në llogore. Tashmë që në shkurt ka nisur një protestë rrëshqitëse, e cila në formën e saj më të thjeshtë dhe më të mprehtë quhet emigracion,” tha Gleb Pavlovsky për Corriere della Sera.

Po ashtu, ai u shpreh se rrjedha e dytë është ajo e njerëzve që, sipas tij, do të radikalizohen kundër atdheut të tyre dhe nuk do të kthehen më kurrë. Pavlovsky është, ish-disident i persekutuar nga BRSS, babai i rrjetit rus dhe këshilltar personal i Putinit nga viti 1996 deri në 2011.

“Ka një ndryshim të madh midis vendit të Krimesë dhe Kievit në imagjinatën kolektive ruse – përfundoi Pavlovsky – dhe ajo e rezervuar për Kherson-in. Kush dëshiron të vdesë për Kherson-in? Askush”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat