​Zelensky: Pas referendumit nuk do të ketë negociata me Putin

Evropë

​Zelensky: Pas referendumit nuk do të ketë negociata me Putin

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 22:01
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se pas referendumit në zonat e Ukrainës lindore, negociatat me presidentin rus Vladimir Putin nuk do të jenë më të mundshme.

“Referendumi mund të çojë në situata shumë tragjike. Njerëzit që nuk paraqiten në referendum mund të mbeten pa energji elektrike, sepse rusët mund t'ua ndërpresin energjinë elektrike dhe t'ua bëjnë të pamundur një jetë normale. I detyrojnë njerëzit të votojnë, i hedhin në biruca. Ata po i detyrojnë ata të marrin pjesë në një pseudo-referendum”, tha Zelenski për rrjetin amerikan CBS.

Zelensky shton se një numër shumë i vogël njerëzish nga zonat në lindje të Ukrainës mbështesin referendumet.

“Megjithatë, unë shoh kërcënime të reja kur të mbarojnë referendumet. Fletët tashmë janë përgatitur. Qeveria ruse mund të deklarojë zyrtarisht se referendumi ka përfunduar dhe të shpallë rezultatet. Por, pas kësaj do të bëhet e pamundur vazhdimi i negociatave diplomatike me presidentin e Federatës Ruse dhe ai e di shumë mirë. Referendumi është një sinjal shumë i rrezikshëm nga Putin që na thotë se Putin nuk do ta përfundojë luftën”, shtoi Zelensky.

Forcat pro-ruse po organizojnë referendume për bashkimin me Rusinë në republikat e vetëshpallura Donetsk dhe Luhansk, si dhe në rajonet Zaporozhzhia dhe Kherson, në periudhën nga 23 deri më 27 shtator.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat