Çfarë do të thotë agresioni i Putinit për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor?

Evropë

Çfarë do të thotë agresioni i Putinit për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor?

Martin M.Barrillas Nga Martin M.Barrillas Më 26 shtator 2022 Në ora: 17:21
Vladimir Putin

Tensionet midis Serbisë dhe Kosovës kanë vazhduan të vlojnë gjatë gjithë verës. Por vizita e papritur e kryeministres serbe Ana Brnabiç në Kosovë këtë javë duket se i ka ulur tensionet. Analistët paralajmërojnë se Rusia mund të përpiqet ende të gjejë mënyra për të destabilizuar rajonin vendimtar. 

“Çdo potencial për destabilizim ka të bëjë me çështje ende të pazgjidhura nga perspektiva serbe. Ne kemi një problem në Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk i ka të qarta kufijtë me fqinjët e saj”- deklaroi zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi.

Bislimi, njëherazi Ministër për Integrimin Evropian, Zhvillimin dhe Dialogun në vendin me rreth 2 milionë banorë, ka paralajmëruar gjithashtu se Serbia, ashtu si Rusia, supozon të ketë një sferë ndikimi brenda vendeve fqinje. “Përshkallëzimi i sjelljeve nga Rusia, ofron një terren të frytshëm për përshkallëzime të reja edhe nga Serbia”- thotë ai. 

“Që nga viti 1999, serbët kanë krijuar një narrativë të re, sipas së cilës serbët dhe rusët janë vëllezër që kanë midis tyre vetëm Rumaninë dhe Ukrainë”- shton numri 2 i qeverisë së Kosovës. Kjo ka lejuar depërtimin e interesave ekonomike të Rusisë, siç janë zhvillimet e investimeve në infrastrukturë, duke përfshirë ato tek furnizuesit e energjisë në të gjithë Ballkanin. 

“Po ashtu, Rusia ka në rajon një prani ushtarake dhe të shërbimeve sekrete”- delaron Bislimi. Sipas një sondazhi të publikuar në muajin qershor nga organizata Demostat me qendër në Beograd, rreth 51 për qind e serbëve do ta kundërshtonin anëtarësimin në BE nëse do të mbahej një referendum kombëtar, dhe me 34 për qind do të ishin në mbështetje të tij. 

I njëjti sondazh zbuloi se 40 për qind e serbëve zgjodhën presidentin rus Vladimir Putin si udhëheqësin e tyre të preferuar botëror. “Synimi i Rusisë për ta keqpërdorur territorin e vet  për të krijuar tensione me vendet fqinje, nuk ka domosdoshmërisht qëllim të përçajë Perëndimin, kjo mund të bëhet për të shmangur vëmendjen nga Ukraina”- shprehet zv/kryeministri kosovar.

Gjatë viteve 1990, shpërbërja e ish-Jugosllavisë shkaktoi konfliktet më të rënda në Evropë midis fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe fillimit të konfliktit aktual midis Rusisë dhe Ukrainës. Dy kapitujt e fundit të kësaj serie konfliktesh u zhvilluan në Kosovë, dhe atë që sot njihet si Maqedonia e Veriut. 

Ndërhyja ushtarake e NATO-s në vitin 1999 në mbështetje të shqiptarëve etnikë i dha fund fushatës serbe. Kosova e shpalli pavarësinë e saj më pak se një dekadë më vonë, në vitin 2008. Sot pavarësinë e Kosovës e njohin mbi 100 shtete. 

Si pasojë e atij konflikti, një grup guerrilasish etnikisht shqiptarë nisën një konflikt të shkurtër në vitin 2001, përpara një ndërhyrjeje të ngjashme të NATO-s. Maqedonia e Veriut u anëtarësua në NATO në vitin 2020 pasi ra dakord ta ndryshojë emrin e saj nga thjesht Maqedoni në Maqedoni e Veriut. 

Kosova shpreson që një ditë të ndjekë një rrugë të ngjashme. Zyrtarët në Maqedoni duken më pak të shqetësuar se ndërhyrja ruse në çështjet e Ballkanit përbën një shqetësim akut. “Nuk e presim këtë moment dhe as e presim që të ndodhë. Sigurisht, ne të gjithë duhet të përgatitemi për çdo ngjarje të tillë”- thotë Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut. / “Newsweek”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat