“Më preku gjoksin dhe…”/ Skandal në fluturimin Liverpul-Majorka

Evropë

“Më preku gjoksin dhe…”/ Skandal në fluturimin Liverpul-Majorka

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Një burrë nga Britania e Madhe është arrestuar pasi ka sulmuar seksualisht me një pushuese që ishte  ulur pranë tij, në një fluturim të kompanisë ajrore “Ryanair” nisur nga Liverpool dhe me destinacion final ishullin spanjoll të Majorkas.

Ishin stjuardët e avionit që lajmëruan me radio policinë pasi gruaja e sulmuar u ankua se i kishte prekur gjoksin dhe i kërkoi asaj të bënte seks me të në tualet.

35-vjeçari u ndalua kur avioni u ul në aeroportin e Palma de Majorca, ndërsa agresori thuhet se u gjobit me 2500 paund pasi u dërgua në gjykatë.

“Mund të konfirmoj se kemi arrestuar një britanik të moshës 35 vjeç vonë të dielën në mbrëmje, i dyshuar për një krim lidhur me abuzimin seksual”, tha një zëdhënës i Gardës Civile për mediat britanike.

Një burim i besuar i Mail tha se “fruaja britanike kishte rrëfyer se një i huaj që nuk e kishte takuar kurrë në jetën e saj, i cili u ul në aeroplan pranë saj, filloi ta shqetësonte me komente për gjoksin e saj disa minuta pas fluturimit dhe madje i sugjeroi të shkonin në tualete së bashku”.

Ajo tha se 35-vjeçari bëri një sërë komentesh seksiste gjatë fluturimit dhe pak para se avioni të ulej, i preku supin dhe më pas gjoksin. Për këtë arsye gruaja u kërkoi ndihmë anëtarëve të ekuipazhit ajror, të cilët lajmëruan Gardën Civile përmes kontrollit të aeroportit.

“Oficerët po prisnin pranë aeroplanit kur ai u ul dhe gruaja u ngjit tek ata dhe shpjegoi shkurt se çfarë kishte ndodhur përpara se të shoqëronte policinë për të bërë një deklaratë të plotë zyrtare. Burri u arrestua në vendin e ngjarjes”, shtoi më tej burimi.

Gruaja në qendër të incidentit të jashtëzakonshëm në ajër thuhet se është abuzuar seksualisht disa momente përpara se avioni të ulej, pasi pasagjeri mashkull ishte përfshirë në insubencë seksuale të padëshiruar me të renë britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat