Referendumet në zonat e pushtuara në Ukrainë, Putin: Duam të shpëtojmë njerëzit

Evropë

Referendumet në zonat e pushtuara në Ukrainë, Putin: Duam të shpëtojmë njerëzit

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 16:19
Vladimir Putin

Vladimir Putin ka deklaruar se  Rusia dëshiron të “shpëtojë njerëzit” në katër territoret e pushtuara në Ukrainë, në ditën e fundit të referendumeve, të cilësuara si të rreme nga liderët perëndimorë, shkruan BBC.

Prej disa ditësh në zonat e pushtuara të vendit po zhvillohen referendume të rreme.

“Shpëtimi i njerëzve në territoret ku po zhvillohet ky referendum është fokusi i vëmendjes së të gjithë shoqërisë sonë dhe të të gjithë vendit,” tha Putin gjatë një takimi televiziv me zyrtarët.

Putini ka të ngjarë të shpallë aneksimin zyrtar të rajoneve të okupuara të Ukrainës në Rusi brenda disa ditësh, sipas një deklaratë të ministrisë së mbrotjes së Mbretërisë së Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat