Rusia thotë se do t’i përmbushë ‘aspiratat’ për t’i aneksuar rajonet e pushtuara

Evropë

Rusia thotë se do t’i përmbushë ‘aspiratat’ për t’i aneksuar rajonet e pushtuara

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 18:03
Harta

Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se së shpejti do të ndërmerren veprime për të përmbushur “aspiratat” e katër rajoneve të pushtuara për t’u bërë pjesë e Rusisë, një ditë pas përfundimit të asaj që Ukraina dhe Perëndimi thanë se ishin votime të paligjshme.

Në një deklaratë, kjo ministri pretendoi se votat në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia u mbajtën në përputhje me ligjin ndërkombëtar, raporton BBC.

Udhëheqësit pro-rusë në katër rajonet e okupuara të Ukrainës ku u zhvilluan “referendumet” pretendojnë se votat tregojnë se shumica dërrmuese e njerëzve mbështesin aneksimin e zonave nga Rusia dhe i kërkuan Vladimir Putinit që të përfshijë territoret e tyre në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat