Putin është i gatshëm t’i sakrifikojë 500 mijë rusë nëse duhet për pushtimin e Ukrainës

Evropë

Putin është i gatshëm t’i sakrifikojë 500 mijë rusë nëse duhet për pushtimin e Ukrainës

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 19:02
Vladimir Putin

Vladimir Putin u ka thënë ndihmësve se për të do të ishte e pranueshme të vdisnin gjysmë milioni rusë për të arritur objektivat në Ukrainë.

I njëjti burim sugjeron se ai është gati të mobilizojë dy milionë ose më shumë rezervistë nga një grup i mundshëm prej 25 milionësh – shumë më i madh se 300 mijë fillestarët e sugjeruar.

“Numri i kufomave të ushtarëve rusë, në këto plane të Putinit, nuk luan ndonjë rol”, tha kanali Telegram General SVR, i cili thotë se ka njohuri brenda Kremlinit, raporton themirror.

Presidenti rus beson se ai ka një rezervë të fuqisë punëtore mobilizuese prej 25 milionë njerëzve, kështu që “ai nuk i intereson 500 mijë kufoma. Për të kjo është dy për qind e rezervës”.

Postimi shqetësues i kanalit thotë se “Putini dhe udhëheqja e bllokut ushtarak e dinë mirë se duke transferuar në front njerëz të patrajnuar, të papërgatitur dhe në shumë raste të pajisur keq, ata i dënojnë me vdekje”.

Ai synonte të merrte iniciativën strategjike duke përmbytur Ukrainën lindore dhe jugore me forcat e tij të mobilizuara “të patrajnuar dhe të armatosur dobët”.

Kanali pretendon se mobilizimi “po vazhdon me sukses”, pavarësisht protestave të përhapura në të gjithë Rusinë kundër rendit dhe një eksodi masiv në vendet fqinje.

Një dezertor rus tha se “Ne ramë në radhë nga pala ruse me kufirin me Kazakistanin për rreth 15 orë dhe do të presim po aq kohë për të kaluar në anën tjetër të saj. Një mik thotë se ka kaos, panik dhe madje edhe zënka”.

Shumë vende fqinje kanë mirëpritur burra që ikin nga Rusia. Kinematë dhe spitalet e papërdorura të COVID-19 po shfrytëzohen për strehimin e rusëve në Kazakistan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat