Rusia pritet të shpallë aneksimin e territoreve të okupuara të Ukrainës brenda disa ditësh

Evropë

Rusia pritet të shpallë aneksimin e territoreve të okupuara të Ukrainës brenda disa ditësh

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 00:33
Rusia

Rusia brenda disa ditësh pritet të shpallë aneksimin e katër zonave të pushtuara të Ukrainës, ku ishin mbajtur referendume ‘të rreme’ – të denoncuara si të paligjshme nga Perëndimi.

Në Sheshin e Kuq të Moskës, është ngritur një tribunë me ekrane gjigante video, me billborde që shpallin “Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia, Kherson pjesë të Rusisë!”

Edhe presidenti rus Vladimir Putin pritet të shpallë brenda disa ditësh aneksimin e këtyre territoreve. Që nga java e kaluar, ai ka zbatuar gjithashtu një mobilizim të pjesshëm, me 300,000 rezervistë të thirrur për të luftuar dhe ka kërcënuar se do të mbrojë territorin e Rusisë me armë bërthamore nëse është e nevojshme.

Rajonet e pushtuara jugore dhe lindore të Ukrainës, të cilat Moska po i vështron, i janë nënshtruar pesë ditëve të votimit, me trupa të armatosura që thuhet se shkonin derë më derë me zyrtarët e zgjedhjeve për të mbledhur fletët e votimit, raporton Al Jazeera.

Administratat e instaluara nga Moska në katër rajonet e Ukrainës jugore dhe lindore pretenduan të martën mbrëma se 93 për qind e votave të hedhura në rajonin e Zaporizhzhia mbështesin aneksimin, ashtu si 87 për qind në rajonin Kherson, 98 për qind në rajonin Luhansk dhe 99 për qind në Donetsk.

Zyrtarët pro-rusë në të katër rajonet thanë se do t’i kërkonin Putinit të përfshijë provincat e tyre në Rusi në bazë të rezultateve të shpallura të votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat