Rusia bllokoi me veto në Këshillin e Sigurimit rezolutën kundër vetvetes

Evropë

Rusia bllokoi me veto në Këshillin e Sigurimit rezolutën kundër vetvetes

Nga: F. B. Më: 1 tetor 2022 Në ora: 10:44
OKB

Rusia me veto ka bllokuar në KS të OKB-së miratimin e rezolutës amerikane me të cilën dënohet bashkëngjitja e katër rajoneve ukrainase Rusisë dhe referendumit në bazë të cilave është realizuar aneksimin, kanë shkruar mediet botërore, transmeton “Beta” dhe “Bota Sot”.

KS i OKB-së ka 15 anëtarë prej të cilëve 5 janë të përhershëm dhe kanë të drejtë veto, si ka njoftuar CNN,  Kina, Brazil dhe India janë përmbajt nga votimi, ndërsa Rusia si anëtare e përhershme ka vendos veto.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Tomas Grinfild (Linda Thomas-Greenfield) ka deklaruar në fillim të mbledhjes se rezoluta amerikane " është pikërisht ajo për çka u krijua Këshilli i Sigurimit – mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe promovimi i sigurisë ".

Si njofton BBC rezoluta dënon Rusinë për shkak “organizimit ilegal tl ashtuquajturve referendume në territoret që sipas drejtës ndërkombëtare i takojnë Ukrainës", duke i shpall të “pavlefshme” referendumet.

Me rezolutë i bëhej ftesë Rusisë që “menjëherë dhe pakushte të tërhiqet  me forcat e saj nga Ukraina në kuadër të kufijve të vetë të pranuar ndërkombëtar ". Presidenti i Rusisë Putin ka nënshkruar dekretet në bazë të cilave Zaporoshke, Hersonske, Donjeck dhe Lugansli i bashkohen Rusisë.

Ky veprim është dënuar ashpër nga vendet perëndimore duke konsideruar si referendume të përgatitura , referendumet e mbajtura para aneksimit. ShBA ka vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, ndërkohë presidenti ukrainas Zelenski ka kërkuar anëtarimin në NATO me "me procedurë të shpejtuar".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat