Lituania shpall “non grata” diplomatin e lartë rus

Evropë

Lituania shpall “non grata” diplomatin e lartë rus

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 14:19
Sergey Ryabokon

Ministria e Punëve të Jashtme të Lituanisë ka shpallur “non grata” diplomatin e lartë rus Sergey Ryabokon. Ai ka pesë ditë kohë për t’u larguar nga vendi, sipas një njoftimi për shtyp të publikuar të hënën, shkruan CNN.

Sipas ambasadës, vendimi bazohet në “veprimet dhe deklaratat e fundit të Ryabokon” të cilat ishin të papajtueshme me statusin e tij diplomatik dhe  janë cilësuar si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit pritës dhe, për rrjedhojë, kanë shkelur Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

“Ministria e Jashtme e Lituanisë gjithashtu protestoi ashpër kundër vendimit të Presidentit rus për të aneksuar ilegalisht rajonet ukrainase Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, pjesë të të cilave u pushtuan përkohësisht nga Rusia”, thuhet në deklaratë.

Lituania ka qënë një aleatë e vendosur e Kievit që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.  Javën e kaluar, presidenti lituanez së bashku me krerët e tetë vendeve të tjera të NATO-s lëshuan një deklaratë të përbashkët duke mbështetur kërkesën e Ukrainës për anëtarësimin në aleancë.

Ata gjithashtu bënë thirrje për rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat