Rusët më nuk e kanë kontrollin e plotë në njërin nga katër rajonet ukrainase që Moska i aneksoi

Evropë

Rusët më nuk e kanë kontrollin e plotë në njërin nga katër rajonet ukrainase që Moska i aneksoi

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Rusia nuk e ka më kontrollin e plotë mbi njërin nga katër rajonet e Ukrainës, të cilat thotë se i aneksoi javën e kaluar, pasi që trupat ukrainase avancuan dhjetëra kilometra në provincën e Khersonit në jug të vendit – duke i shkaktuar humbje të mëdha rusëve edhe në lindje.

Siç raporton The Guardian, forcat ruse të hënën pranuan se ushtria e Kievit ka arritur të çajë vijën mbrojtëse në rajonin e Khersonit.

Pretendojnë se ushtria ukrainase dhe njësitë e saj të tankeve, kanë arritur të depërtojnë deri në fshatrat Zoltaya Balka dhe Alexsandrovka.

Sipas njohësve të çështjeve të sigurisë, brigadat ukrainase kanë arritur avancimin më të madh në këtë rajon që nga fillimi i luftës, duke arritur të çajnë vijën mbrojtëse të rusëve dhe të vazhdojnë tutje nëpërmjet lumit Dnieper.

Edhe presidenti rus Vladimir Putin, duke parë se ushtria e tij ka pësuar humbje të mëdha në Ukrainë e në veçanti pas humbjes së qytetit Lyman, po tenton të riorganizojë strukturën menaxheriale të ushtrisë – duke i zëvendësuar komandantët e brigadave.

Ndryshe kundërofensiva ukrainase çdo ditë me shumë po jep efektet e saj, pasi trupat ruse janë tërhequr nga shumë rajone që i kontrollonin nga fillimi i luftës në këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat