BE-ja do të përfshijë ndihmën për Ukrainën në buxhetin e vitit 2023

Evropë

BE-ja do të përfshijë ndihmën për Ukrainën në buxhetin e vitit 2023

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 17:04
Ilustrim

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të përfshijnë në pagesat e mbështetjes së BE-së për Ukrainën në buxhetin e bllokut për vitin 2023 për t’i bërë disbursimet më të strukturuara dhe të parashikueshme, thotë zëvendëspresidenti i krahut ekzekutiv të BE-së.

Duke folur me gazetarët pas një takimi të ministrave, Valdis Dombrovskis i Komisionit Evropian pranoi se pagesat e këtij viti në Kiev ishin të parregullta, shkruan Aljazeera.

“Është e rëndësishme të kemi një rrjedhë më të parashikueshme për Ukrainën vitin e ardhshëm, kështu që synimi ynë është ta integrojmë atë në diskutimet e buxhetit të BE-së për vitin 2023 dhe në këtë mënyrë ta bëjmë atë një rrjedhë më të qëndrueshme”, tha Dombrovskis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat