Pamjet e poshtërimit të ushtarëve rusë bëhen virale – dorëzohen para ukrainasve

Evropë

Pamjet e poshtërimit të ushtarëve rusë bëhen virale – dorëzohen para ukrainasve

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 22:08
Ushtarët rus

Forcat ruse kanë pësuar një fiasko në rajonin Kherson dhe kanë humbur kontrollin mbi këtë territor.

Ushtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës filmuan se si ushtria ruse, së bashku me pajisjet, u dorëzuan ushtarëve ukrainas në drejtimin e Khersonit.

Këto pamje të poshtërimit të ushtarëve rusë janë bërë virale teksa shihen se kanë vendosur flamuj të bardhë në tytat e tankeve gjersa dorëzohen para ukrainasve.

Theksojmë se duke mos mundur t’i aneksojë plotësisht katër rajonet, Rusia thotë se mund t’ia kthejë disa territore Ukrainës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar sot se disa territore të caktuara do të kthehen pas konsultimit me popullatën.

Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin sot ka nënshkruar urdhrin për aneksimin e territoreve pasi që Duma ruse votoi ligjin për marrjen e katër rajoneve ukrainase.

Ndryshe, Ukraina ka rikthyer territoret që i kishte nën kontroll Rusia në Lyman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat