Të paktën 18 të vdekur, momenti dramatik kur emigrantët e mbijetuar kërkonin shpëtim pasi varkat e tyre ishin fundosur pranë Greqisë

Evropë

Të paktën 18 të vdekur, momenti dramatik kur emigrantët e mbijetuar kërkonin shpëtim pasi varkat e tyre ishin fundosur pranë Greqisë

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Sipas zyrtarëve grekë, të paktën 18 persona që kërkonin “një jetë të re” në Evropë duke kaluar Mesdheun, kanë vdekur në dy aksidente me varka që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Sipas mediave të huaja,një varkë u mbyt në ishullin Lesbos pasi u përball me erëra të forta. Në bord ndodheshin 40 persona dhe raportohet se të gjithë ishin gra.

Deri të enjten në mëngjes, 16 prej tyre ishin gjetur të vdekur, tha roja bregdetare greke.

Nëntë thuhet se u shpëtuan, ndërsa kërkimet me varka dhe helikopterë vazhduan për 15 gra të tjera.

Ndërkohë, një varkë me vela që mbante rreth 95 refugjatë dhe emigrantë u përplas në një shkëmb mes erërave të forta të mërkurën vonë në ishullin Kythira.

Ekipet e shpëtimit raportuan se 80 persona ishin shpëtuar, por dy ishin gjetur të vdekur deri të enjten në mëngjes.

Disa pamje që qarkulluan në internet treguan pasagjerët e varkës duke u përpjekur dëshpërimisht të ngjiteshin shkëmbit pas përplasjes.

“Ne mund të shihnim varkën duke u përplasur me shkëmbinjtë dhe njerëzit që ngjiteshin në ato shkëmbinj për të shpëtuar veten. Ishte një pamje e pabesueshme”, ka thënë për Associated Press Martha Stathaki, një vendase.

Greqia ishte vija e parë e krizës evropiane në 2015 dhe 2016, kur një milion refugjatë që ikën nga lufta dhe varfëria nga Afganistani, Iraku dhe Siria mbërritën, kryesisht nëpërmjet Turqisë.

Numri i të ardhurve të refugjatëve ka rënë ndjeshëm që atëherë, por njerëzit e dëshpëruar ende përpiqen të hyjnë në vend përmes detit përmes, përkatësisht ishujve të tij.

Roja bregdetare thotë se ka shpëtuar rreth 1500 njerëz në tetë muajt e parë të vitit, nga më pak se 600 vitin e kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat