Pilotët e Lufthansës po planifikojnë një grevë tre-ditore

Evropë

Pilotët e Lufthansës po planifikojnë një grevë tre-ditore

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Pilotët e Eurowings të Lufthansës njoftuan mundësinë për të hyrë në një grevë tre-ditore të hënën pas dështimit të negociatave, njoftoi sot sindikata e pilotëve Vereinigung Cockpit (VC).

Sindikata dëshiron që Eurowings të lehtësojë punën e pilotëve, duke zgjatur pushimet e tyre, raporton Reuters.

Thuhet se gjatë një greve njëditore në fillim të këtij muaji, Eurowings operoi me gjysmën e kapacitetit, gjë që ndikoi në nevojat e rreth 30 mijë pasagjerëve.

Anëtari i bordit të Eurowings, Kai Duve tha në atë kohë se kërkesat kërcënonin qëndrueshmërinë e linjës ajrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat