7 nga 10 shtëpi në Kiev pa energji elektrike

Evropë

7 nga 10 shtëpi në Kiev pa energji elektrike

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 11:32
Errësira në Ukrainë

Bombardimet e vazhdueshme ruse të infrastrukturave kritike të vendit kanë gjunjëzuar rrjetin që shpërndan shërbimet thelbësore për qytetarët. Në Kiev, 70% e shtëpive janë pa energji elektrike. Në Kiev është ngritur alarmi për sulme të tjera dhe njerëzit janë urdhëruar që të mbledhin rezerva si ushqim dhe ujë të pijshëm.

Një qytet me tre milionë banorë, 60% e banorëve janë pa energji elektrike mes temperaturave nën zero.  Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se ndërsa energjia, nxehtësia, komunikimet dhe uji janë rivendosur në disa qytete gradualisht, problemet ende ekzistojnë me furnizimin me ujë në 15 rajone. Dimri i parë i luftës tani do të testojë nëse Ukraina mund të vazhdojë me fushatën e saj për të rimarrë territorin, apo nëse komandantët rusë mund të ndalojnë vrullin e Kievit.

Sulmet ruse kanë dëmtuar një spital në Zaporizhzhia por fatmirësisht pa viktima. Bombardimet vijnë pasi Rusia mbylli të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës  njëra prej të cilave ndodhet në Zaporizhzhia. Ndërkaq të gjitha stacionet e energjisë bërthamore në pjesën e kontrolluar nga qeveria të Ukrainës janë në funksionim përsëri dhe janë të lidhur me rrjetin kryesor të energjisë elektrike.

Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverly gjatë një takimi me presidentin ukrainas njoftoi se do të japë miliona Paund në mbështetje shtesë për Ukrainën ndërsa vendi po me krizën më të rëndë energjetike. Në një konferencë për shtyp Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se nuk do të ketë asgjë të qëndrueshme nëse Rusia fiton në Ukrainë. Ai tha se NATO do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat