Përmbytjet në Itali, një viktimë dhe 11 të zhdukur! Autoritetet pritet të marrin vendimin drastik

Evropë

Përmbytjet në Itali, një viktimë dhe 11 të zhdukur! Autoritetet pritet të marrin vendimin drastik

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 10:04
Itali

Përmbytjet në Itali i kanë marrë jetën 1 personi, ndërsa 11 të tjerë raportohen ende të zhdukur. Ditën e sotme do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme Këshilli i Ministrave i cili do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve, ndërsa do të akordohen edhe 2 milionë euro për ndërhyrjet e para.

Fondi që do të alokohet do të përdoret për riparimin e disa rrugëve të bllokuara, strehimin e përkohshëm të qytetarëve që iu janë prishur banesat, apo për të siguruar ushqim dhe çdo nevojë tjetër për qytetarët në zonat e përmbytura.

Eleonora Sirabella është 31-vjeçarja që mbeti viktimë rrëshqitja e dheut në Ischia, ndërsa kërkimet për 11 të zhdukurit kanë vazhduar gjatë natës.

 Kreu i Mbrojtjes Civile, Curcio, bën thirrje për kujdes për 48 orët e ardhshme, prandaj janë marrë masat edhe për evakuimin e rreth 200 personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat