​Qeveria në Poloni nënshkruan rregulloren që zgjat normën zero të TVSH-së për ushqimet

Evropë

​Qeveria në Poloni nënshkruan rregulloren që zgjat normën zero të TVSH-së për ushqimet

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 20:03
Magdalena Rzeczkowska

Ministrja polake e Financave, Magdalena Rzeczkowska ka nënshkruar një rregullore që do të mbajë TVSH-në për produktet ushqimore bazë në një normë zero në gjysmën e parë të 2023.

Ne po zgjasim aplikimin e normës zero të TVSH-së për ushqimet”, tha Rzeczkowska në një deklaratë.

“Kjo normë do të mbulojë ushqimet bazë, si frutat, perimet, mishin, produktet e qumështit apo drithërat”, shtoi ajo.

Në fund të tetorit, kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki njoftoi planet për të mbajtur normën e TVSH-së në zero.

Ai bëri me dije koston që do të përballonte buxheti i shtetit në rreth 8 miliardë PLN (1.72 miliardë euro) ose mbi 8 miliardë PLN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat