Shpërthim në një ndërtesë në Shanlıurfa të Turqisë, raportohet për gjashtë të lënduar – pamje nga vendi i ngjarjes

Evropë

Shpërthim në një ndërtesë në Shanlıurfa të Turqisë, raportohet për gjashtë të lënduar – pamje nga vendi i ngjarjes

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 13:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën gjashtë persona janë lënduar nga një shpërthim në një ndërtesë në qytetin turk Shanliurfa.

Sipas të dhënave të para nga zyra e guvernatorit lokal, askush nuk është lënduar rëndë, ndërsa të gjashtë personat janë transferuar në spitalin lokal.

 

Siç bëhet e ditur, shpërthimi ka ndodhur në një apartament në katin përdhesë të një pallati gjashtëkatësh dhe nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Me të dëgjuar shpërthimin, banorët e lagjes kanë përjetuar një frikë të madhe.

Kështu, në vendngjarje janë dërguar policia, zjarrfikëse dhe ndihmës mjekësorë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat