Italia “lëkundet” nga 3 tërmete të njëpasnjëshme, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Evropë

Italia “lëkundet” nga 3 tërmete të njëpasnjëshme, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Ditën e sotme tre tërmete të njëpasnjëshme kanë “shkundur” Italinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Mesdhetare, e cila thotë se epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë në Italia Qendrore.

Gjithashtu bëhet me dije se magnituda e tërmetit të parë ka qenë 2.7 Rihter, e tërmetit të dytë 3.0 dhe e tërmetit të tretë 4.0 Rihter.

Mediet në Itali raportojnë se nuk ka pasur dëme materiale, ndërkohë bëhet me dije se të tre tërmetet janë regjistruar nga ora 05:30 deri në orën 07:08 të mëngjesit të sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat