Policia italiane sekuestron 250 milionë euro pasi arrestoi 56 persona në operacionin “Ndrangheta”

Evropë

Policia italiane sekuestron 250 milionë euro pasi arrestoi 56 persona në operacionin “Ndrangheta”

Më: 26 janar 2023 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Policia italiane të enjten në mëngjes arrestoi 56 persona në të gjithë vendin për lidhje me grupet famëkeqe të krimit Ndrangheta, duke sekuestruar pasuri me vlerë rreth 250 milionë euro.

Sipas mediave të huaja, akuzat me të cilat përballen të dyshuarit përfshijnë zhvatje, rrëmbim, trafik armësh, korrupsion dhe mashtrim, ndër të tjera.

Francesco Messina, drejtori qendror i organit kundër krimit të policisë kombëtare, tha se “operacioni i fuqishëm i policisë gjyqësore… na ka lejuar të çmontojmë një grup të egër mafioz”.

Ai shtoi më tej se “shuma e madhe” e aseteve të sekuestruara “konfirmon fuqinë ekonomike të një klani Ndrangheta që më në fund u godit”.

Operacioni i policisë vjen vetëm një javë pasi një nga të arratisurit më të kërkuar në Itali, bosi famëkeq i mafias siciliane Matteo Messina Denaro, u arrestua në Palermo.

Klani ‘Ndrangheta i ka rrënjët në rajonin jugor të Kalabrisë, por tani është përhapur në të gjithë gadishullin dhe në pjesën tjetër të kontinentit.

Ajo është e përfshirë shumë në kontrabandën e drogës në Evropë, duke mbajtur lidhje të forta me kartelet e Amerikës së Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat