“Krisen” marrëdhëniet e Erdogan me Francën: Po humbni besimin

Evropë

“Krisen” marrëdhëniet e Erdogan me Francën: Po humbni besimin

Më: 30 janar 2023 Në ora: 16:36
Erdogan dhe Macron

Presidenti i Turiqsë, Rexhep Tayyip Erdogan ka thënë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron “nuk është i sinqertë”, duke theksuar se Turqia beson se “politika ndërkombëtare duhet të ndërtohet mbi sinqeritet”.

Sipas mediave turke presidenti Erdogan po i drejtohej një mbledhjeje me të rinjtë në provincën Bilecik të vendit në kohën kur bëri këtë deklaratë. “Aty ku nuk ka sinqeritet, nuk ka dinjitet”, citohet të ketë thënë Erdogan, duke shtuar se “Sigurisht, ka shumë liderë të tillë në botë”.

Po ashtu, Erdogan tha se është për të ardhur keq që “në marrëdhëniet me Greqinë në Mesdhe, ata injorojnë Turqinë dhe hyjnë në marrëdhënie të ndryshme me të”. Madje sipas tij, Franca po humb me shpejtësi reputacionin e saj në Afrikë, duke përfshirë në Mali dhe Burkina Faso, dhe në komunitetin e gjerë ndërkombëtar.

Ai thesksoi se homologu i tij francez e ka hubmur besueshmërinë brenda parlamentin .

“(Macron) ka humbur kredibilitetin e tij në parlament… Franca po humb vazhdimisht kredibilitetin”, është shprehur ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat