​Dekreti, Rusia do të fillojë kontrollet për bomba dhe eksplozivë në makinat në rajonet me nivel të lartë kërcënimi terrorist

Evropë

​Dekreti, Rusia do të fillojë kontrollet për bomba dhe eksplozivë në makinat në rajonet me nivel të lartë kërcënimi terrorist

Më: 31 janar 2023 Në ora: 20:36
Vladimir Putin

Rusia do të fillojë kontrollet për bomba dhe eksplozivë në makinat në rajonet me nivel të lartë kërcënimi terrorist, sipas një dekreti të ri më të fundit nga zyra e presidentit Putin.

Qeveria ruse që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë ka përcaktuar një kërcënim terrorist të nivelit “të verdhë”.

Presidenti Putin nxorri këtë të martë një dekret sipas të cilit Rusia do të fillojë kontrollet për bomba dhe eksplozivë në makinat në rajonet me nivel të lartë kërcënimi terrorist.

Sipas mediave eueropiane, dekreti, i publikuar në portalin legjislativ të qeverisë, thotë se “inspektimet e automjeteve që përdorin mjete teknike për zbulimin e armëve dhe eksplozivëve” do të fillonin në rajonet ku “është konfirmuar një nivel kërcënimi terrorist”.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, qeveria ruse ka përcaktuar një kërcënim terrorist të nivelit “të verdhë”, që korrespondon me informacionin e konfirmuar për një akt të planifikuar terrorist, në një numër rajonesh që kufizohen ose janë afër Ukrainës.

Zyrtarët rusë i kanë përshkruar vazhdimisht sulmet e artilerisë dhe ajrore kundër territorit rus si “terrorizëm” nga Ukraina, ndërsa Kievi as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar rolin e tij në sulmet në territorin rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat