Ish-presidenti francez: Putini e ka marrë me bast luftën në Ukrainë

Evropë

Ish-presidenti francez: Putini e ka marrë me bast luftën në Ukrainë

Nga: H.R Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 13:32
François Hollande

Ish-presidenti i Francës, François Hollande, mendon se një ndryshim politik, është gjithçka që duhet për të humbur potencialisht sigurinë ushtarake që na ofron SHBA.

Ai sugjeron, Norvegjinë dhe vendet Baltike që të kërkojnë sigurinë e ardhshme midis fqinjëve të tyre në BE.

"Ne duhet t'i bindim partnerët tanë se BE-ja ka të bëjë me parimet dhe vlerat politike.

Ne nuk duhet të devijojmë prej tyre, por partneriteti mund të ofrojë gjithashtu garanci të vlefshme dhe solide sigurie", thotë Hollande.

"Deri më sot, Presidenti i SHBA Joe Biden ka treguar solidaritet shembullor dhe ka përmbushur rolin e tij në Aleancën Transatlantike në një mënyrë të përsosur.

Por, nesër me një president tjetër të SHBA-ve dhe një Kongres më të mbyllur ose një që është të paktën më tepër i shqetësuar për shpenzimin e parave, a do të ketë SHBA të njëjtin qëndrim?"

-A mendon se Putin do të përpiqet të zgjerojë konfliktin aktual përtej Ukrainës?

Hollande përgjigjet se presidenti rus është i aftë vetëm të kuptojë përdorimin e forcës ose dinamikën e pushtetit si mjet veprimi.

“Ai është një person radikalisht racional, ose një person racionalisht radikal, nëse doni”, tha Hollande për Politico.

Ai mendon se, Putini e ka marrë me bast këtë luftë se vendet perëndimore që mbështesin Ukrainën do të ngopen përfundimisht dhe se ai do të vjen në pozitën më të mirë të mundshme për të filluar negociatat e paqes.

Nëse kjo ndodh, Hollande beson se puna e ndërmjetësimit ka të ngjarë t'i bie Turqisë ose Kinës.

"Diçka që nuk do të jetë qetësuese për askënd", thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat